Xhambaski: Regjistrimi në Maqedoni nisi me represione ndaj bullgarëve

Shkup, 7 shtator – Për regjistrimin në Maqedoni u deklarua edhe eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski.

 

Sipas tij, regjistrimi në Maqedoni ka nisur me represione ndaj pakicës bullgare.

“Regjistrimi në Maqedoni filloi me represione ndaj atyre që kanë vendosur të deklarohen si bullgarë. Në vend të ultimatumit ndaj Bullgarisë, Bashkimi Evropian duhet ta detyrojë Maqedoninë që t’i respektojë të drejtat e njeriut”, shkroi Xhambaski në “Twiter”.

Ndryshe, regjistrimi në Maqedoni filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator, ndërsa autoritetet bullgare më herët patën deklaruar se 120 mijë pasaporta janë dhënë shtetasve të Maqedonisë për shkak se kanë nënshkruar deklaratën se ndjehen bullgarë.

Related posts

Sela alarmon institucionet: Mafia urbane, kryetari i Komunës së Strugës dhe të afërmit e tij ndërtojnë 5 shtëpi në breg të liqenit

R Zh

Editorial/ Me çka do të ankohen partitë për humbjen e zgjedhjeve pas sigurimit të fingerprintëve?

Z H

MPJ i hap dyert për qytetarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com