Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Xheladin Murati: Po vijnë ditë të zeza për arsimin

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor – Profesori veteran Xheladin Murati i ftuar sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat i irrituar me atë që po ndodh sot me hapjen e shkollave në vend tha se politikat arsimore në vendin tonë kanë dështuar totalisht. Ai tha se vetëm hapja me një muaj me vonesë e shkollave është treguesi i dështimit, sipas tij nuk ka pasur asnjë motiv për t’i hapur një muaj me vonesë, dhe atë më pas online. Ai paralajmëroi se në vendin tonë po vijnë ditë të zeza për arsimin sepse asgjë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhi më tutje.

Vonimi i hapjes së shkollave me një muaj vonesë është dështim i politikave arsimore në vend. Edhe kur kishim 10-20 infeksione në ditë këta e bënin gjendjen alarmante. Sot kemi deri në 200 raste, këta na thonë se gjendja është nën kontroll. Tani kujt duhet t’i besojmë më? Po kush na siguron se gjendja nuk do të përkeqësohet. Gjithsesi zhvillimi i mësimit ka dështuar komplet. Mësimi në largësi që u zhvillua vitin e kaluar arsimor ishte komplet i dështuar. Ditë zeza për arsimin po vijnë tani, sepse 6 muajt e para ishin ditë terri- tha Murati.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kushtëzime joevropiane nga Sofja për fillimin e negociatave me BE-në

E.E.

Donacion gjerman për Spitalin e Kërçovës, montohet objekti modular me 15 shtretër

R ZH

Geer: Reformat në gjyqësor të patjetërueshme për anëtarësimin në BE

T E

Masat e reja kundër Covid-19 në fazë konsultimi, priten ndryshimet ligjore

E.E.

Plani për reformën e NATO-s është i gatshëm, një vit pas diagnozës së Makronit se Aleanca është në “vdekje të trurit”

T E

Kalfin: Marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit duhet të ndërtohen shumë shpejtë mbi një bazë të re

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...