Agjencia Zhurnal.mk

Xhelili: Shqiptarët edhe në këto zgjedhje ishin vendimtarë, Hyseni: Termi “fshesë”, ul kredibilitetin e vet qeverisë

Ish deputeti Zudi Xhelili në emisionin “Rruga drejt, duke folur për zgjedhjet e fundit presidenciale tha se shqiptarët edhe këtë herë ishin vendimtar, ashtu si dhe në të gjitha proceset e tjera zgjedhore në vend. Ai shpreson se me zgjedhjen e presidentit të ri, Stevo Pendarovski, do t’u jepet fund edhe të gjitha problematikave që ka krijuar paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov, duke bllokuar proceset e integrimeve.

Në këto zgjedhje u pa edhe një herë se faktori shqiptar, përkrah faktorit maqedonas si dy nga komunitetet më të mëdha, janë edhe vendimtarë sa i përket zgjedhjeve. Gati se në të gjitha ciklet zgjedhore ka qenë e njëjta situatë. Para se ne të zhvillonim zgjedhjet presidenciale, ne kishim shumë situata dramatike ku presidenti i deritanishëm bënte pengesa të mëdha, gati se në të gjitha proceset ku duheshe të kalonte vendi- tha Zudi Xhelili, ish deputet.

Opinonisti Blerim Hyseni i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, gjatë debatit të pas zgjedhjeve se si do të procedojë më tej Qeveria, tha se termi “fshesa” i përdorur nga kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është i gabuar. Ai tha se nëse dikush nuk bën punën e tij në këtë qeveri duhet që ai ta largojë, por jo të përdori fjalën fshesë në masë. Bile ai shtoi se kjo frazë e përdorur nga kryeministri ul dhe kredibilitetin e vet qeverisë që ai drejton.

Partitë e koalicionit duhet të ulen dhe të diskutojnë. Ata që nuk i kryejnë punët si duhet, atëherë duhet të largohen. Mendoj së çështjet duhet të zgjidhen në këtë mënyrë dhe jo të dilet me fshesa. Këto gjera së pari rëndojnë negativisht personalitetin e vet kryeministrit si i pari i Qeverisë, pastaj ul dhe kredebilitetin e gjithë Qeverisë, kjo gjë është pak demode- tha Blerim Hyseni, opinionist.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...