Xheneta Fetahu aludohet se hyn të shtunën në Big Brother të Shqipërisë

nga D V

Po aludohet tashmë që disa ditë se Xheneta Fetahu do të hyjë në Big Brother të Shqipërisë.

Kështu u tha edhe sot (e enjte) në Klan Kosova, derisa gazetarët po flisnin në lidhje me këtë rast.

U raportua se nuk dihet nëse do të hyjë si konkurrente e formatit apo do të ketë vetëm një përballje me Gjestin.

Kanë ngelur edhe pak ditë deri te spektakli i radhës, kështu që do të shihet nëse kjo është e vërtetë.

Xheneta ndërkohë në Big Brother të Kosovës ka qenë finalistja e dytë, pasi fitues u shpall Drilon Rama.

Gjatë kohës sa ishte brenda, ajo krijoi një lidhje me këngëtarin pejan, që tani ndodhet në Shqipëri.

I njëjti tashmë ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me Egli Takon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More