Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen me Italinë: Nuk kanë pranuar gol në nëntë ndeshje, por edhe në sulm janë të jashtëzakonshëm

 Xherdan Shaqiri, lideri i ekipit zviceran, ka thënë të martën se Italia nuk është më e njëjta skuadër që ishte më parë, pasi tashmë sulmojnë shumë mirë.

Shqiptari ndalet fillimisht te ndeshje me Uellsin, ku barazuan 1-1, duke thënë se humbën raste, ndërsa Italinë e sheh ekip që do t’i sulmojë më shumë.

“Ne krijuam disa raste të mira kundër Uellsit (1-1) . Ne ​​patëm shanse për të fituar ndeshjen, edhe pse është e qartë se gjithçka nuk ishte perfekte për ne”.

“Italia do të na sulmojë, nuk është më Italia që gjithmonë përpiqej të mbrohej, ajo është sulmuese, është e qetë kur sulmon. Ne do të përpiqemi ta bëjmë lojën tonë dhe t’i vëmë ata në telashe”

“Ata (Italia) nuk kanë pësuar gol në nëntë ndeshje, kjo tregon se sa të mirë janë në mbrojtje. Por ne jemi të sigurt”, ka thënë fillimisht Shaqa.

Shaqiri që luajti nën urdhëratë e Roberto Mancinit te Interi, ka thënë se është i ngazëllyer që do ta takojë sërish.

“Unë jam i ngazëllyer që do ta shoh Mancinin përsëri, unë jam i kënaqur që gjërat po shkojnë mirë për të. Ne pamë paraqitjen e mirë të Italisë në ndeshjen e parë (3-0 kundër Turqisë) dhe unë jam shumë i lumtur për të”, nënvizoi Shaqiri.

Sipas sulmuesit anësor Zvicra luan shumë mirë ndaj ekipeve të mëdha dhe për këtë ka besim që ndaj Italisë do të marrin rezultat pozitiv.

“Ne bëjmë mirë kundër ekipeve të mëdha. Ne e rrisim nivelin kundër të mëdhenjve. Në këto turne ne gjithmonë përpiqemi të luajmë mirë kundër të mëdhenjve. Nesër do të duhet të japim 120 për qind që të kemi një shans të fitojmë, kam besim”.

Në fund Shaqiri u pyet edhe për të ardhmen, pasi flitet për një largim nga Liverpooli.

“Unë preferoj të mos flas për të ardhmen time, unë kam një kontratë me Liverpoolin. Pas Kampionatit Evropian do të flas me menaxherin tim dhe do të marrim një vendim”, ka thënë Shaqiri.

Postime të ngjashme

Milani përgatitë ofertë për Iscon

D V

Trent Alexander-Arnold i qëndron besnik Liverpoolit, nënshkruan kontratë të re afatgjate

D V

Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës

D V

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier

D V

Milani vazhdon interesimin për Ziyech, e do me çdo kusht në San Siro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...