Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Xheri bën dedikim prekës për Cekën pas ndarjes nga jeta: Lamtumirë ikona e kuzhinës shqiptare

Mëngjesin e së premtes është dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të kuzhinieres së njohur, Fikrije Ukelli – Ceka.

Ajo u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë prapa një karrierë të suksesshme në emisionin e gatimit, “Diçka po zihet”.

Ngushëllime për vdekjen e saj kanë shprehur emra të shumtë, ndër ta edhe kolegia e saj shumë e njohur, Xheraldina Vula.

Xheri e cila për vite me radhë drejtoi emisionin “Diçka po zihet”, ku Ceka ishe protagoniste, publikoi një fotografi të koleges së saj të ndjerë në InstaStory, duke e shoqëruar me një dedikim pikëllues.

“Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho qetë partnerja ime e kuzhinës televizive, Fikrije Ukelli – Ceka”, ka shkruar Vula në InstaStory.

Xheri gjithashtu publikoi një sërë fotografish nga emisionet ndër vite me Cekën, duke e quajtur një ikonë të kuzhinës shqiptare tashmë të ndjerën.

E ndjera Ukelli është edhe autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.

Ajo la pas vetes një vajzë dhe dy djem.

Postime të ngjashme

Xhensila Myrtezaj vë në dukje tiparet e bukurisë më imazhet e realizuara mes lulesh

S.B.

Hapet kasaforta e Prince, del në korrik albumi me këngë të pa publikuara

S.B.

Jennifer Connelly kishte frikë nga fluturimi para se ta xhironte filmin “Top Gun: Maverick”

S.B.

Iggy Azalea më e lumtur tani që është beqare

S.B.

Koleksioni me artikuj personal të Janet Jacksonit së shpejti në ankand

S.B.

Sara Hoxha vjen me imazhe atraktive, në fokus stili i veshjes

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...