Xhihadistët vrasin dhjetëra civilë në Burkina Faso

Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar se xhihadistët e dyshuar kanë vrarë 47 persona, përfshirë 30 civilë, në një sulm ndaj një konvoji.

 

Në incidentin që ndodhi të mërkurën u vranë 14 ushtarë dhe tre vullnetarë të forcave të sigurisë. Ushtarët dhe milicia ishin duke “ruajtur civilët që niseshin për në Arbinda”, një qytet tjetër në veri të Burkinës, thuhej në njoftim.

Në përleshje, forcat e sigurisë vranë 58 “terroristë”.

Sulmi ndodhi në rajonin e Gorgadjit, një zonë e njohur për incidente të tilla. Në këtë pjesë ndodhet kufiri i Burkina Fasos me Malin dhe Nigerin. Të trija vendet kanë prezencë të militantëve islamikë.

Sulmi i së mërkurës ishte i treti në dy javët e fundit kundër ushtarëve të Burkina Fasos.

Burkina Faso, një vend i varfër është përballur që nga viti 2015 me sulme gjithnjë e më të shpeshta dhe vdekjeprurëse nga xhihadistët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.

Këto sulme së bashku me dhunën ndërmjet komuniteteve kanë lënë më shumë se 1,400 njerëz të vdekur dhe 1,3 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas vlerësimeve zyrtare.

Related posts

OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz jetojnë me tension të lartë të gjakut

Redaksia

Vaksina Johnson&Johnson efektive kundër variantit Delta

N E

Delta shkakton kaos në botë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com