Xi do të marrë pjesë në Samitin e BRICS-it dhe do të bëjë vizitë në Afrikën e Jugut

nga V.E.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying shpalli se, ftesën e presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it, që do të zhvillohet nga 21 deri më 24 gusht në Johanesburg, dhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut.

Gjatë turneut në Afrikën e Jugut, Xi dhe Ramaphosa do të drejtojnë bashkërisht edhe Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë.

Në një letër përgjigjeje që Xi u shkroi një letër pedagogëve dhe studentëve të Institutit “Konfuci” pranë Universitetit të Teknologjisë të Durbanit në Afrikën e Jugut, ai i inkurajoi studentët që të mësojnë mirë gjuhën kineze dhe të kontribuojnë për të promovuar bashkëpunimin miqësor dypalësh.

Në mars të vitit 2013, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut, Xi dëshmoi nënshkrimin e marrëveshjes së krijimit të Institutit “Konfuci” në Universitetin e Teknologjisë të Durbanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More