Xi: Ecuria e marrëdhënieve Kinë-ShBA përcakton të ardhmen e njerëzimit

nga V.E.

Në këtë botë plot me ndryshime e trazira, ecuria e marrëdhënieve Kinë-ShBA do të përcaktojë të ardhmen e njerëzimit, tha të hënën presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit me udhëheqësin e shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer, i cili kryeson një delegacion të Kongresit të ShBA-së që po viziton Kinën shkruan CMG.

Xi Jinping-u theksoi se marrëdhëniet Kinë-ShBA janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. “Unë them shpesh se ne kemi një mijë arsye për t’i zhvilluar marrëdhëniet kino-amerikane dhe nuk ka asnjë arsye për t’i shkatërruar,” u shpreh ai.

Presidenti Xi Jinping vuri në dukje gjithashtu se, si dy vende të mëdha në botë, Kina dhe ShBA-ja duhet të tregojnë mendjegjerësinë, vizionin dhe gatishmërinë e pritur nga bashkësia ndërkombëtare për të përmirësuar mirëqenien e dy popujve dhe për të nxitur përparimin e njerëzimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More