Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Xi Jinping propozon zgjerimin e bashkëpunimit me vende të EQL-së

Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi të martën Samitin Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) nëpërmjet videos, ku morën pjesë krerët e shtetit dhe të qeverisë ose përfaqësues të nivelit të lartë të tyre të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Çeke, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovakisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Rumanisë.

Presidenti Xi mbajti një fjalim kryesor me titull “Përmbledhja e forcave, trashëgimi i traditës dhe përpjekjet për të ardhmen, për shkrimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit”.

Xi u shpreh se Kina përkrah nisjen e një mekanizmin e dialogut mbi bashkëpunimin e biznesit elektronik midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) dhe një aleance Kinë-Vendet EQL në sektorin e shëndetësisë. “Ne besojmë se vlera e ’17+1′ është më e madhe se ’18’ dhe kemi ndërtuar një strukturë bashkëpunimi trepërmasore që përfshin mbi 20 fusha dhe udhëhiqet nga mekanizimi i takimit të liderëve. Çdo vend mund të hartojë plane dhe të përcaktojë projekte duke u mbështetur në realitetin e vet të brendshëm, dhe inkurajohet të gjejë pozicionin e vet dhe të shfrytëzojë epërsitë e veta gjatë bashkëpunimit,” tha kreu i shtetit i Kinës.

Ai propozoi zgjerimin e bashkëpunimit me vendet EQL në ekonominë digjitale, tregtinë elektronike dhe në shëndetësi. Sipas tij, Serbia ka marrë mbi 1 milion doza të vaksinave kineze dhe Hungaria po zhvillon bashkëpunim në fushën e vaksinave me ndërmarrjet kineze. “Nëse vendet e tjera të Europës Qendrore e Lindore kanë kërkesë për bashkëpunimin lidhur me vaksinat, pala kineze është e gatshme ta shqyrtojë aktivisht atë”, tha Xi Jinping.

Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve kino-evropiane krijon mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-EQL.

“Bëmë një provë që të lidhnim bashkëpunimin ndër-rajonal me nismën ‘Një brez, një rrugë’ dhe realizuam të parët përfshirjen e të gjitha vendeve të Evropës Qendrore e Lindore në marrëveshjet e nismës ‘Një brez, një rrugë’. Vitin e kaluar, marrëdhëniet kino-evropiane ecën përpara pavarësisht nga epidemia. Të dyja palët përfunduan në kohë bisedimet mbi Marrëveshjen Kinë-BE mbi Investimet, nënshkruan Marrëveshjen Kinë-BE mbi Treguesit Gjeografikë, nxitën partneritetin e bashkëpunimit të gjelbër dhe digjital, ngulën këmbë në mbrojtjen e multilateralizmit dhe përballuan bashkërisht sfidat globale. Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së është pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-evropiane, ndërkohë, zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve kino-evropiane i ka sjellë mundësi të reja bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.”

Vjet, bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) në tregti, investime, infrastrukturë dhe fusha të tjera ka pasur rezultate të frytshme, me gjithë ndikimet nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, në vitin 2020 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Kinës me 17 vendet e EQL-së shënoi rritje me 8. 4 % krahasuar me vitin 2019, duke kaluar 103 miliardë dollarë amerikanë. Qysh nga nisja e mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-EQL në 2012, tregtia e Kinës me 17 vendet e EQL-së ka shënuar rritje mesatare me 8 % në vit, mbi tre herë më shumë se rritja e tregtisë së jashtme të Kinës dhe dy herë më shumë se rritja e tregtisë së Kinës me BE. Numri i trenave të rregullt Kinë-Europë është rritur në 12 400 në 2020, me linja dhe destinacione kyçe, si Polonia, Hungaria dhe Çekia.

Investimet e drejtpërdrejta të Kinës në vendet e EQL-së janë edhe në rritje. Deri në fund të vitit 2020, Kina ka investuar 3.14 miliardë dollarë në sektorë si energjetika, mineralet, infrastruktura, logjistika, automjetet etj. 17 vendet e EQL-së kanë investuar 1.72 miliardë dollarë në Kinë gjatë kësaj periudhe.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...