Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Xi Jinping-u bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Kinë-ASEAN

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të premten Kinës dhe ASEAN-it të forcojnë bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe të nxitin një rimëkëmbje sa të shpejtë e të plotë të ekonomisë rajonale.

“Kina do të shtojë bashkërendimin me vendet e ASEAN-it dhe do ta përdorë 10-vjetorin e themelimit të Zonës së Tregtisë të Lirë Kinë-ASEAN si një mundësi për të zbatuar më tej marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë,” tha Xi në një videofjalim në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 17-të Kinë-ASEAN dhe të Samitit të Biznesit e të Investimeve Kinë-ASEAN.

Vëllimi i tregtisë midis Kinës e ASEAN-it u rrit nga 292.8 miliardë dollarë në 2010-n në 641.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, kurse në tre tremujorët e parë të sivjetshëm arriti në 481.8 miliardë dollarë, 5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Duke folur për Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), Xi tha se Kina e përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe mirëpret hyrjen e saj në fuqi sa më shpejt.

“Kina do të punojë me vendet e ASEAN-it për të shfrytëzuar mundësitë e paraqitura nga raundi i ri i revolucionit shkencor e teknologjik dhe transformimit industrial,” tha kreu i shtetit i Kinës.

Xi gjithashtu u bëri thirrje të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin kundër COVID-19 dhe kapacitetet e shëndetit publik.

Postime të ngjashme

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Gjykata e Karolinës së Jugut ndalon dy ekzekutime derisa “skuadra e pushkatimit të jetë në dispozicion”

Dafina Vidishiqi

Vdes themeluesi i shtetit të Zambisë, ish-presidenti Kaunda

Dafina Vidishiqi

Merre vaksinën, fito dhuratë – kështu po i nxit Hong Kongu qytetarët të vaksinohen

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...