Xi, promovimi i prosperitetit të përbashkët, orientim i rëndësishëm

Shkup, 20 gusht – Presidenti kinez Xi Jinping, ka bërë bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të parandaluar dhe zbutur rreziqet kryesore financiare, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

 

Ai vuri në dukje se prosperiteti i përbashkët është kërkesë thelbësore e socializmit, si dhe tipar i rëndësishëm e modernizimit kinez. Presidenti  Xi theksoi respektimin e filozofisë së zhvillimit të përqendruar te njerëzit dhe bëri thirrje për përpjekje për të arritur prosperitet të përbashkët përmes zhvillimit me cilësi të lartë.

Fitimi i betejës së vështirë kundër varfërisë dhe përfundimi i ndërtimit të një shoqërie të begatë në të gjitha aspektet kanë krijuar kushte të favorshme për prosperitet të përbashkët, tha ai .

Për të promovuar më tej prosperitetin e përbashkët, në mbledhje Xi vu theksi te trajtimi i saktë i marrëdhënies midis efikasitetit dhe drejtësisë. Kina do të përpiqet të rrisë të ardhurat e shtresës me të ardhura të ulëta dhe të zgjerojë shtresën me të ardhura të mesme, thuhet në dokumentin.


Kina do të përshpejtojë përmirësimin e ekonomisë së tregut, do ta bëjë zhvillimin rajonal më të balancuar, do të koordinojë zhvillimin industrial dhe do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.


Meqenëse financat janë në thelbin e ekonomisë moderne, Xi theksoi parimin e qeverisjes së bazuar në treg e në ligj për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve financiare.

Ai bëri thirrje për përpjekje të koordinuara për të forcuar themelet e qëndrueshmërisë financiare, për të arritur ekuilibër midis ruajtjes së rritjes së qëndrueshme e parandalimit të rreziqeve dhe për shtuar hovin e rimëkëmbjes ekonomike.

Duke vënë në dukje se parandalimi i rreziqeve financiare është një nga “tre betejat e vështira” së bashku me uljen e varfërisë dhe luftimin e ndotjes, u theksua se është bërë përparim në betejën kritike për të parandaluar dhe zbutur rreziqet e mëdha financiare, gjë që është efektive për të mbrojtur ekonominë dhe financat e Kinës dhe stabilitetin e sigurinë e pasurisë së popullit.

Vendi duhet të thellojë ndërtimin e sistemit të kreditit dhe t’i japë rol të plotë rolit bazë të kreditit në identifikimin, monitorimin, menaxhimin dhe asgjësimin e rreziqeve financiare.

Related posts

Shpërthim i vullkanit, llava përpin shtëpitë në Ishujt Kanarie

D V

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak

N E

Vazhdojnë protestat e grave në rrugët e Kabulit – dërguan një mesazh të qartë te talebanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com