Me afrimin e Festës së Pranverës, ose Vit të Ri Kinez, presidenti Xi Jinping u përcolli urimet e banorëve të kombësive të ndryshme, bashkatdhetarëve të Hong-Kongut, të Makaos e të Tajvanit dhe banorëve kinezë jashtë vendit.
“Ju uroj një vit të mbarë me lumturi, shëndet dhe suksese! I uroj atdheut tonë begati dhe lulëzim,” tha ai gjatë një vizite në qytetin Tianjin të Kinës Veriore.
Gjatë inspektimit, ai vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet e rëna në verën e kaluar dhe disa zona rurale e urbane të qytetit, për të mësuar nga afër punën e restaurimit, gjendjen e mëkëmbjes së prodhimit bujqësor dhe furnizimin e mallrave për festë.
Në një mbledhje me zyrtarë të bashkisë, kreu i shtetit i Kinës kërkoi nxitjen e reformës dhe të hapjes së qytetit për ndërtimin e një ekonomie të hapur dhe të integruar në planin e zhvillimit rajonal Pekin-Tianjin-Hebei.
87
Postimi i mëparshëm