Xinjiang-u priti 265 milionë turistë në vitin 2023

nga V.E.

Sipas vlerësimeve statistikore të të dhënave të mëdha dhe sondazheve me mostra, në vitin 2023, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore priti mbi 265.44 milionë turistë nga brenda e jashtë Kinës, me një rritje prej 117.04 % në krahasim me vitin 2022, duke shënuar një rekord të ri historik. Ndërkohë, rajoni realizoi mbi 296.7 miliardë juanë të ardhura nga turizmi, 226.93 % më shumë se në vitin pararendës.

Zhvillimi i shpejtë i turizmit ka promovuar biznesin e hoteleve, bujtinave familjare, dhënies me qira të makinave dhe sektorëve të tjerë përkatës. Gjithashtu, janë ngritur në mënyrë të ndjeshme investimet në infrastrukturë, si hotelet etj shkruan CMG.
Produktet turistike në Xinjiang janë bërë më të pasura dhe më cilësore. Në vitin 2023, rajoni u bë një ndër pikat më të nxehta për udhëtim me makinë vetjake. Numri maksimal ditor i automjeteve që udhëtonin në autostradën Dushanzi – Kuqa ishte mbi 32 000, dhe udhëtimet eksploruese e ato nëpër shkretëtira tërhoqën turistë nga të katër anët e vendit. Përveç kësaj, zhvillimi i shpejtë i vizitave turistike në kantina vere, për studim, për përjetimin e kulturës popullore etj., ka ofruar alternativa të shumta për vizitorët, duke ngritur pandërprerë aftësinë konkurruese turistike të Xinjiang-ut.
Në vitin e kaluar, ky rajon pati më shumë se 370 000 subjekte tregu të angazhuara në sektorin e turizmit, ndërsa u shtuan 563 agjenci të reja udhëtimi dhe 42 hotele të reja me yje. Aktualisht, Xinjiang-u ka 391 hotele të tilla, si edhe 6 649 bujtina shtëpiake, dhe afro 25 000 udhërrëfyes turistikë kanë rritur të ardhurat e tyre nga punësimi në shërbime turistike. Vetëm në tre tremujorët e parë të vitit 2023, Xinjiang-u priti afërsisht 80.56 milionë turistë të turizmit rural, me një rritje prej 81.69 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, dhe arriti 27.8 miliardë juanë të ardhura nga turizmi rural.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More