Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Yjet e showbizit mbështesin Britney Spearsin

Pas lansimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, i dashuri aktual i këngëtares së njohur amerikane ka folur për këtë projekt.

Sam Asghari ka deklaruar se do të vazhdojë ta përkrahë atë dhe ëndrrat e saj, pas transmetimit të dokumentarit në platformën Hulu, të shtunën më 6 shkurt.

Ky projekt e shtjellon jetën dhe karrierën e yllit të muzikës pop, dhe krijimin e lëvizjes #FreeBritney e cila nga viti 2008, po bënë thirrje për largimin e babait të saj si kujdestar ligjorë i Spearsit.

James Spears ka më shumë se një dekadë që e mbikëqyrë jetën dhe karrierën e këngëtares, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën.

“Unë gjithmonë e kam dashur më të mirën për dashurinë e jetës sime, dhe do të vazhdojë ta përkrahë atë teksa i ndjek ëndrrat e saj dhe përpiqet ta krijojë të ardhmen që e dëshiron. Jam falënderues për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ajo po e merr nga fansat anembanë botës, dhe mezi pres ta jetojmë një të ardhme normale dhe të mahnitshme së bashku”, citohet të ketë thënë Asghari për revistën “People”.

Reagime të shumta pas transmetimit të dokumentarit erdhën edhe nga miqtë dhe kolegët e Spearsit, personalitete të ndryshme të showbizit. Shumë prej tyre nuk kishin qenë në dijeni të disa detajeve nga ngjarjet që e kanë quar Britneyn drejt rebelimit dhe skandaleve publike, që ia dëmtuan dukshëm edhe karrierën. Në mesin e tyre janë: Sarah Jessica Parker, Bette Midler, Khloe Kardashian, Miley Cyrus dhe të tjerë.

Por, ata që janë treguar më të zëshëm në përkrahjen ndaj pop këngëtares, janë fansat e saj besnik.

Duke qenë se në dokumentarin “Framing Britney Spears” ndër të tjera shtjellohet edhe lidhja e saj me ish-anëtarin e grupit “N’Sync”, Justin Timberlake, adhuruesit e këngëtares i kanë pushtuar rrjetet sociale me mesazhe, duke i bërë thirrje publike Timberlakeit që t’i kërkoj falje Spearsit për ato që kanë ndodhur mes tyre.

Ndërkaq një burim i afërt me këngëtaren ka bërë të ditur se ajo nuk mban inat me ish të dashurin e saj.

“Britney nuk do të dëshironte asnjëherë që fansat e saj t’i vërsuleshin Justinit. Urrejtja nuk zgjedh asgjë, është e keqe ajo që ka ndodhur mes tyre”.

Sipas burimit, Britney është e vetëdijshme se ata janë dashuruar shumë të rijnë dhe se kanë bërë që të dy gabime në lidhjen e tyre. Britney Spears dhe Justin Timberlake ishin njohur që fëmijë, kur ishin pjesë e “Mickey Mouse Club”.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...