Agjencia Zhurnal.mk.

Yjet s’flejnë

AGIM DESKU

Veç ti trëndafil m’i ngjan yjeve

Që kurrë nuk dinë të flejnë

Natë as ditë

Eh ti trëndafil je i shenjtë

Dhe fal aromë nga ajo më e bukura

Kur bota e ruan nëpër avenytë e metropoeve

Pa frikë së do urren njeri

Tani ecëm mbrëmjeve

plotë aromë trëndafilash

Eci nën shkëlqimin e yjve

me krahët e hapur të zanave

Kam mbetur duke e pritur

kthimin e Doruntinës

Nën tingujt e smfonive betoveniane

Dua të ngriti gotën

me yjet e mbrëmjes së artë

Têrë jetën rri trëndafil

Shkëlqimi i yjeve të takon

Kur të ngritim gotat së bashku

Shndërrimin në koosht të Edenit

Tani e kam të më afêr së kurrê

Yjet po zbresin ngadal

Urrejtja po ia leshon vendin dashurive

Edhe në vdekêsha ndonjëherë

Në gjethet e trëndafilit ma shkruani emrin Agim

E di se yjet dhe trëndafili s’kanë vdekje kurrë

Së kush ia fal dashurinë hyjit të vet

Dhurata ma e bukur e jetës sot e pret.
 

UNË
 

Gjithmonë

kam dashur të jem unë

Edhe nëse mbetëm

Njeriu i vetmi i jetës

T’i mbetëm besnik

fjalës së dhënë mikut

Bota e të cilit

ka fillue të zhdukët

Sot për një çast

e varrosa kohën e tij

të fjalës

Me kujtimet

për mikun tim të mirë

S’munda të matëm

me zemrat e mëdha

të botës

Më mirë i thash vetes

të bëhem relikt muzeu

As në endërr

s’i mendova humbjet

e betejave

Më parë do t’i humbi

dashuritë venedikiane

Sa herë më vjen të pyes

Përse njeriu qenka më hileqar

së edhe vetë bota e tij

Thëniet e popullit

po vdesin çdo ditë nga pak

Lum ai që jeton

në krenarinë e tij atdhetare

Vdekjet le t’i marrin me vete

Perandorët e fundit të këtij shekulli.
 

PËR SHPIRT TË ZANAVE
 

Sot të ngrita në hyjni

Të krijova varg të bukur

Për shpirt të zanave

Mbi yje të shndërrova

Në yll Davidi

Nuk ju theva asnjërin krah

Nuk jam nga ata të Da Vinqit

As ndonjë piktor

Prej atyre kalorësish endacakë

Jam një varg poeti

Si fjalë e gëdhendur zemre

Sot së bashku me ju

krijova botën time

Në sytë e ylberit

u bëra ngjyrë dashurie

për buzë zanash

Flakë dielli u bëra sot

Edhe pak varg i krisur

ç’u bëra

Për emrin e trëndafilit tënd

Në zë zanash të skalita

Vargut tim

Sot pak u çmend ozoni nga vapa

Zogjtë fluturonin në secilën fjalë

Për pak u bëre fytyrë zane

Në Dritë dielli dhe buzëqeshjen e tij

Të shndërrova

Çfarë nuk dija tjetër të krijoj

Një det ëndërrash

Të rujtura në sytë e diellit

Në buzëqeshjen

që hyn dhe rri në zmrën time

Të secilit kujtim të murosur

Në Kalanë e cunameve të detit

Të lutjeve e uratave plot engjëj

Eh,sa e luta gotën

të mos më zbrazët

Si herave tjera

Vetëm sot e luta gotën

Mos të thyhet si zemra ime

Por të rri e mbushur

Me verë Çamërie

Se sonte do të dehem

deri në agim

Do të ngritëm ozonit kryeneq

Do t’i zbres për pak yjet në tokë

Tek ti zana

Dhe tek fjala ime

Edhe ngjyrat e ylberit

So ia vjedh sonte

T’i ngjyrosi me milona

ngjyra dashurie

Në një botë të vetmuar

ti je vetë bota ime

Fjala dhe ëndërra

që kujtimet m’i shpalos

pranë ëndrrave

apo pranë syve të një deti lotësh

Sot flokët tu mbulojnë

detin e shpirtit tim

Shuajnë buzët e gjakosura

Të dhembjes për emrin tënd

Eh,më flakin tëj detit

ku fundin e botës askund nuk e gjëj

Sot u bëra piktor

për ty zana ime

U bëra poeti i krisur

varg i shkruar në një cep gjethi

Gotë e thyer në një mijë copa

Deri të copat e zemrës sime

Vetëm sot udhëtuam të lirë

Si zë zane

Nëpër secilin cep atdheu

Të shqipeve të lira

Lotët tu zana ime

U bënë fjala dhe vargu im

Vetëm sot jam poet

edhe varg i krisur jam

I shkruar për shpirt të zanave.
 

PENELOPË
 

më paska ikë mbrëmja e Odiseut pa ty

Pa yjet që kanë humbur rrugën e dritës

Më fal

Isha i zënë me tragjeditë shekspiriane

Mezi i shpëtova furtunave të Otrantos

Doja t’i dalë secilit bajloz në pritë

pa pasur frikë burrërishë

Heronjtë i vizitova nëpër lapidare

Trëndafila plot aromë iu vura secilit në ballë

Le ta dijnë për rikthimin e Prometheut

Penelopë

Nëse e do botën e gjallë

Jeto si mbretëreshë

Vdekja s’ju takon burrëneshave

Shqipet të kanë qëndisur

në pikturën e ëndrrës sime

Së bashku me një gotë të ngritur

Kur të takova në betejat për Itakën

Sot më shumë së kurrë

e dua ringjalljen tënde dhe të Krishtit

Dikur ecja kësaj rrugës Via Egnatia

Krenar isha

që i takoja fisit tim pellazgo homerian

Atëherë sërish beso

së nuk ta harroj heroizmin tënd

Penelopë

më duhet t’i marr dhembjet tua

T’i qetësojmë valët bajloziane

Besnikërinë

s’kanë fuqi perënditë me ta gjykue

Veç rebeli im i dehur

jeton në bukurinë tënde

E di përse flaka e Etnes nuk shuhet ma kurrë

Penelopë

dua t’i rri jetës Odise i pamposhtur.

28 qershor 2021 AGIM DESKU
 

Ç’KËNGË M’U BËRE HIMARA IME
 

Himara hija jote mu ba ëndërr loti

Një krismë e njëqind betejave

Për të bukurën e viteve e prangosur

Në tokë e shpirt

Erdha të rebelohem

Për të takue rrjedhave të lumit

Aty ku pinin ujë bilbilat e lagjës sime

Ku pushonin poetet e vargjeve tē krisura

Ti m’u bëra pikturë e ëndrrava të vrara

Kur kalove nëpër stuhitë e Otrantos

Bota ime u përmbys bashkë me Titanikun

Sonte s’di çfarë t’i them mbrëmjes pa yjet e tu
 about:blank

Himara ime
 

Që dikur shkëlqenin tërë Shqipërinë

Kam frikë të më zë gjumi i fundit jetës

Kur e di së je diku kurorë mbretëreshe

Pranë çdo trëndafili të imagjinoj

Aromën e tij më ia fale kalorësve të dashurisë

Atyre që e mbrojnë çdo pëllëmbë toke

Pa e shitur as falur për asnjë çmim në jetë

Edhe njëherë dua ta çajë detin cep me cep

Pirat më u ba nëse bajlozët s’kanë ikë ende

Më i kryqëzue shpatat edhe me djajtë e zi

Me disa fytyra njeriu e gjysmë korba nate

Atëherë të ngritim dolli për lirinë e Himarës

Që kurrë se gëzuan brezat e mi të artë

Sot jam ma i fortë së asnjëherë më parë

Me fytyrën tënde krijova vargun e olimpit

Flakë e etnes u bëra veç ti mos më u djegë

Dhe s’di në çfarë tjetër do t’i bëhem jetës.

Related posts

Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie

D V

Elon Musk thotë emrin e aktorit që duhet ta portretizojë atë në filmin e tij biografik

D V

Inteligjenca artificiale rrezikon përkthyesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy