Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ylli i Ajax: Si mund të jetë Messi kaq normal kur është aq madhështor?

Mbrojtësi i Ajaxit, Nicolas Tagliafico, e ka lartësuar Lionel Messin si person dhe si futbollist, duke treguar sesa modest është bashkëkombësi i tij pavarësisht famës, si dhe u ka bërë thirrje njerëzve ta shijojnë atë sa është duke luajtur.

Tagliafico e ka fatin ta ndajë zhveshtoren me superyllin e Barcelonës në ekipin kombëtar të Argjentinës dhe ka treguar se si është Messi kur e takon personalisht, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi i majtë tha: “Kur e sheh atë duke luajtur, tronditesh. Pastaj e takon personalisht dhe thua: ‘Si ka mundësi që ai të jetë kaq normal kur është aq madhështor?’”

“Duhet ta shijoj sepse ai po vjen kah fundi i karrierës”, shtoi ai.

Kur Tagliafico ishte 19-vjeçar dhe luante për Banfield, ai e takoi një legjendë tjetër të futbollit argjentinas, Diego Maradonën.

“Pati mundësi ta mbaj një seancë stërvitore me seniorët sepse një u lëndua një lojtar. Ai po e kryente punën e trajnerit dhe mbaj mend sesi më bërtiste: ‘Në rregull, djalosh, bëj presion’. Nuk do ta harroj këtë kurrë”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...