Ylli i Arsenalit: Ishte dita më e lumtur në jetën time

Emile Smith Rowe ka theksuar se shënimi në fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Tottenham të dielën e bëri atë ditën më të mirë të jetës së tij.

21-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi një tjetër pasi skuadra e tij bëri tre fitore radhazi në Premier Ligë.

Smith Rowe shënoi golin e hapjes dhe asistoi Pierre-Emerick Aubameyang për të dytin pasi skuadra e tij dominoi kundër rivalëve të tyre në veri të Londrës.

Reprezentuesi anglez u bë lojtari më i ri i Arsenalit që shënoi kundër Spurs në një ndeshje të Premier Ligës që nga viti 2014, dhe ai ishte i kënaqur që familja e tij ishte atje për ta parë atë.

“Me siguri kjo është dita më e mirë e jetës sime,” tha ai për ‘Sky Sports’ pas ndeshjes.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar për këtë ditë për të shënuar për Arsenalin kundër Tottenhamit. Me familjen time këtu, është ndjenja më e mirë ndonjëherë.”

Arsenali tani ka fituar tre ndeshje radhazi në Premier Ligë pasi parprakishti kishin humbur tre ndeshjet e para të sezonit, duke u kundërpërgjigjur kështu në mënyrën më të mirë.

I pyetur se çfarë këshille kishte dhënë trajneri Mikel Arteta skuadrës, Smith Rowe tha: “Ai thjesht na thotë të ruajmë qetësinë. Gjithashtu tifozët dhe lojtarët na japin shumë besim.”

Ai shtoi për BBC Sport: “Tifozët kanë bërë kaq shumë për ne sot dhe ne duam t’i falënderojmë sa më shumë që të mundemi.

“Ndihem sikur kemi punuar shumë. Ne kishim një fillim të vështirë të sezonit. Ndjej se po shkon vërtet mirë për momentin, por ne duhet të mbajmë kokën.”

Smith Rowe tani ka shënuar dy herë për Arsenalin këtë sezon, pasi doli nga stoli për të shënuar në fitoren 3-0 kundër Wimbledon në Kupën Carabao në mesjavë.

Arteta beson se lojtari i akademisë së Arsenalit, së bashku me Aubameyang dhe Bukayo Saka, i japin klubit arsye për optimizëm.

Ai u tha gazetarëve: “Epo ai ka shënuar dy në dy ndeshjet e fundit. Unë mendoj se sot ishte një shembull i shkëlqyer i lojtarëve të moshuar që treguan udhëheqje të madhe.

“Ashtu si Auba duke shënuar një gol. Dhe pastaj dy lojtarë të akademisë që janë rritur në sistemin tonë që vijnë dhe shënojnë dy gola”, përfundoi Mikel Arteta.

Related posts

Ronaldo dëshironte transferimin te Man City

D V

Vellezerit nga Çerkezi, Kushtrimi e Fitimi debutojnë ne Muay Thai ne Zvicër

Redaksia

Berisha nuk e respektoi rregullin ‘Fair-Play’, por gjithçka nisi tri vite më parë nga të njëjtit kundërshtar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More