Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ylli i Atleticos i reagon Kloppit: Ankohuni sa të doni

Ylli i Atletico Madridit, Kieran Trippier, ka thënë se atij s’i bëjnë përshtypje kritikat e trajnerit e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për stilin e lojës të madrilenëve, pas përballjes në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Diego Simeones e mposhti Liverpoolit me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, duke e eliminuar kështu kampionin në fuqi të Evropës nga gara, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti i Premierligës e dominoi posedimin e topit dhe kishte dyfish më shumë goditje drejt portës sesa kundërshtari spanjoll, megjithatë s’arriti ta shfrytëzojë këtë dominim dhe iu shuan shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Klopp e kritikoi skuadrën e Simeones për stilin e lojës duke thënë se Atletico Madridi duhet të jetë në gjendje të luajë shumë më mirë për shkak të cilësisë në skuadrën madrilene.

“Unë jam plotësisht i lumtur me paraqitjen. Është e vështirë të luash me një skuadër si kjo. Nuk e kuptoj pse luajnë ashtu si luajnë me cilësinë që e kanë në skuadër. Mund të luanin futboll të vërtetë, por në vend të kësaj mbrohen shumë dhe kanë kundërsulme”, kishte thënë Klopp.

Kjo deklaratë e Kloppit i zemëroi shumë tifozë të Atleticos, mirëpo jo edhe Trippier-in.

“Nëse ne do të shkonim dhe do të luanim ndryshe, do të mposhteshim 6:0. Nuk e di çfarë presin njerëzit. I shoh analistët duke u ankuar se ne u mbrojtjen, por a prisnin ata që ne të luajmë futboll ofansiv, veçanërisht duke e pasur parasysh formën e Liverpoolit?”, tha Trippier.

“Ne e kishim një plan dhe e respektuam atë. Ne u desh të mbrohemi, por gjëja më e rëndësishme është që e morëm fitoren. Njerëzit mund ta ankohen sa të duan, por ne mendojmë se e bëmë atë që ishte e nevojshme”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!