Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ylli i “Deadliest Catch”, Nick McGlashan ndërron jetë në moshën 33 vjeçare

Nick McGlashan, i njohur si pjesë e kastit të “Deadliest Catch” ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.

Sipas TMZ, ai ka vdekur të dielën në Nashville, Tennessee.

Shkaku i vdekjes deri më tani akoma nuk është zbuluar.

McGlashan u shfaq në dokumentaret e ‘Discovery’ për shtatë vjet në 78 episode.

Motra e McGlashan, Lydia, gjithashtu konfirmoi vdekjen e tij në Twitter të dielën.

“Vëllai im Nick ka vdekur. Kjo është gjëja më e vështirë që unë kam dashur të kaloj ndonjëherë. Ju lutem mbani të dashurit tuaj fort”, ka thënë ajo.

Sipas biografisë së tij në Discovery Go, ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga para se të hynte në rehabilitim në 2017 gjatë sezonit të 13-të të shfaqjes.

Seriali ndërkaq është mbushur me tragjedi gjatë këtyre viteve të fundit.

Në gusht, personazhi Mahlon Reyes vdiq në moshën 38 vjeçare dhe Blake Painter, një kapiten varkash, vdiq më 2018. Ai ishte gjithashtu 38 vjeç.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...