Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ylli i “Game of Thrones”, Lena Headey komentohet për një romancë dashurie me Marc Menchaca – një vit pas ndarjes nga bashkëshorti

Ylli i “Game of Thrones”, Lena Headey raportohet se ka filluar të takohet me aktorin Marc Menchaca.

Romanca vjen një vit pasi ajo u nda nga burri i saj Dan Cadan, 45 vjeçar, me të cilin ka një vajzë të quajtur Teddy, katër vjeçe.

Sipas një burimi, Lena, 47 vjeçare, po planifikon të zhvendoset në Los Angelos nga Britania e Madhe pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Lena njihet më shumë për rolin e Cersei Lannister në “Game Of Thrones” dhe Marc, 47 vjeçar, luajti Russ Langmore në “Ozark”.

Një burim i tha The Sun: “Lena tani e sheh veten duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një të ardhme të afërt”.

“Është vendi ku janë pjesët për të dhe ajo ka një marrëdhënie të mirë me Marc dhe nuk do të qëndrojë më në Mbretërinë e Bashkuar”.

Lena ishte martuar më parë me muzikantin irlandez, Peter Loughran në maj 2007, por ata u ndanë në 2011 – ndërsa tani janë prindër të djalit Wylie, 10 vjeçar.

Aktorja atëherë ishte në një lidhje me Jerome Flynn, por ata u ndanë në 2014 – më vonë duke mohuar raportet se gjërat ishin bërë acaruese mes tyre.

Ajo dhe Dan mirëpritën vajzën e tyre Teddy në 2015 dhe u martuan në 2018, duke u ndarë përfundimisht një vit më vonë.

Postime të ngjashme

Feston ditëlindjen e 37-të, bashkëshortja Gresa Krasniqi me dedikim të veçantë për Lyrical Son

S.B.

Emra të shumtë nga estrada marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit

S.B.

U raportuan se ishin të ndarë, Besa Gashi shihet në varrimin e Albert Krasniqit bashkë me vajzën

S.B.

Dafina Zeqiri sjell së shpejti albumin me titull “Dafinë moj”

S.B.

Mel Gibson del pa maskë dhe nuk respekton distancën sociale

S.B.

Halsey befasoi fansat në një njoftim që bëri rreth shtatzënisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...