Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ylli i Italisë: Holanda na e ka frikën

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka thënë se Holanda e respekton dhe i frikësohet Italisë, pas barazimit 1:1 në Ligën e Kombeve të mërkurën.

Lorenzo Pellegrini e kaloi Italinë në epërsi para se Donny van de Beek ta barazonte rezultatin, por ajo që i habiti të gjithë ishte ndryshimi taktik i trajnerit të ri të Holandës, Frank de Boer, transmeton Gazeta Express.

De Boer e braktisi formacionin e zakonshëm 4-3-3 për të luajtur me një formacion 5-3-2.

“Kjo nënkupton se ata na respektojnë dhe na e kanë frikën”, tha Bonucci për Rai Sport.

“Pavarësisht ndryshimit të tyre taktik, ne prapëseprapë krijuam raste të panumërta. Sa keq që nuk i morëm tri pikët, sepse do të ishin shumë të rëndësishme këtë mbrëmje”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Sërish një përballje Gerrard – Lampard

Z H

City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne

Z H

Mane: Jemi jashtë garës për titull

Z H

Manchester City në kërkim të fitores së 19-të radhazi

Z H

Prishtina më e mirë, fiton derbin e madh kundër Dritës

Z H

Bashkimit i bashkohet amerikani Lutete

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...