Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në murin e Kujtesës, Rama: Shiu i rrëmbyer i thotë të gjitha, fëmijët s’do të jenë kurrë vetëm

Në murin e Kujtesës së Dëshmorëve të Atdheut në Ministrinë e Brendshme nga sot është shtuar edhe ylli i Saimir Hoxhës. Në mes të kohës me shi, familjarë dhe miq u mblodhën në një ceremoni të shkurtër për vendosjen e Yllit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë para të pranishmëve.

 

“Të nderuar familjarë të Saimirit, miq dhe kolegë të tij. Ky është një moment i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për bashkësinë tonë pasi humbja e jetës në krye të detyrës të punonjësit të policisë është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve dhe të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne kemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së Yllit të Saimirit në murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit pranë dëshmorëve të trupave tona.

Është një kohë e gjatë që kur është vendosur Ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Statistika nuk ka asnjë rëndësi sepse një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që bie rrëmbyeshëm i thotë ndjenjat tona.

Ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e Dëshmorit të Atdheut nuk do jenë vetëm dhe ne do kujdesemi për ta siç kemi nisur që dje të përkujdesemi për familjen e tij. Derisa ata të jenë të gatshëm të dalin në jetë. 170% e pagës së babait për fëmijët nuk thotë asnjë gjë në raport me humbjen. Është një lehtësim të mendosh se fëmijët do jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga nëna apo gjyshërit. Nuk do ju mungojë asgjë sit ë ishte babai i tij përveç mungesës së tij që nuk e zëvendëson dot askush”, tha kryeministri Edi Rama.

Related posts

Merr formë lagja e re në Shijak, Rama publikon pamjet

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

Pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në sherrin afër shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More