Ylli i Tottenhamit, Bentancur pritet të marrë ndalim të gjatë shkaku i komenteve raciste

nga D V

Rodrigo Bentancur thuhet se do të dënohet me një ndalim të konsiderueshëm nga futbolli për shkak të një deklarate të supozuar raciste.

Mesfushori i Uruguait u akuzua nga FA për sjellje të pahijshme për një koment që ai bëri në një program televiziv në korrik për shokun e skuadrës Son Heung-min.

Në një intervistë me stacionin uruguaian Canal 10, Bentancurit iu kërkua të tregonte fanellën e një lojtari të Spurs dhe supozohet se u përgjigj: “Sonny? Mund të jetë edhe kushëriri i Sonnyt, pasi të gjithë duken njësoj”.

Son më vonë deklaroi se Bentancur i kishte kërkuar falje dhe shtoi se ai ende ‘e do’.

“Ai e dinte. Ai kërkoi falje menjëherë pasi kishim pushime. Unë isha në shtëpi – as që e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ai më dërgoi një mesazh të gjatë dhe mund ta ndjeje se po i vinte nga zemra”.

“Kur u kthyem nga para-sezoni, ai ndjeu shumë keqardhje dhe pothuajse qau kur kërkoi falje publikisht dhe personalisht”, deklaroi Son.

Përveç faljes së tij personale ndaj Sonit, mesfushori ka postuar edhe një kërkimfalje të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bentancur u përball me thirrje për t’u dënuar gjatë nga FA shkaku i komenteve dhe tani raportohet Daily Mirror se Tottenham është i përgatitur që uruguaiani të marrë një ndalim prej shtatë ndeshjesh në garat vendase.

Një ndalim i tillë do të thotë se ai ka të drejtë të luajë në ndeshjet e Ligës së Evropës, por nuk do të jetë i disponueshëm në Ligën Premier dhe Carabao Cup.

Kështu, Bentancur do të humbasë ndeshjet vendimtare të ardhshme kundër Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, si dhe çerekfinalen e Carabao Cup kundër Manchester United. Ai do të kthehej në Boxing Day.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More