Një atlet i paidentifikuar e është larguar nga fshati Olimpik pasi ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar, ka njoftuar ekipi i tyre.
Tashmë ka pasur një numër incidentesh të diskutueshme në Lojërat Olimpik 2024 në Paris këtë verë, me disa atletë që kanë shkelur rregullat.
Notarja braziliane Ana Carolina Vieira u dërgua në shtëpi nga ekipi i saj pasi doli fshehurazi nga fshati për të festuar me të dashurin e saj Gabriel Santos në Paris.
U pretendua se reagimi “mosrespektues” dhe “agresiv” i Vieiras ndaj masave disiplinore ishte mjaft domethënës që Federata Olimpike Braziliane ta kthente atë në shtëpi.
Ndërkohë, edhe notarja paraguaiane Luana Alonso është larguar nga fshati Olimpik pasi dyshohet se ka krijuar një ‘ambient të papërshtatshëm’.
Vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi tërheqjen e saj nga noti.
Tani një atlet grek i paidentifikuar është larguar pasi dyshohet se doli pozitiv për një substancë të ndaluar.
Komiteti Olimpik Grek njoftoi se atleti është përjashtuar nga fshati i sportistëve në pritje të hetimeve të mëtejshme për këtë çështje.
Mediumi Reuters raporton se ekipi grek është informuar për testin pozitiv të hënën pasdite nga agjencia greke antidoping.
Atleti, emri dhe sporti i të cilit nuk janë bërë të ditur, është pezulluar përkohësisht dhe është larguar nga ekipi.
Rregullat anti-doping i lejojnë atletit të drejtën të kërkojë një test të dytë.
Deri më tani Lojërat e Parisit kanë parë vetëm një pjesë të vogël të testeve pozitive gjatë garës.