Agjencia Zhurnal.mk

Ymeri: Dialogu u kthye përsëri në duart e dy njerëzve

Prishtinë, 27 qershor – Zhurnal.mk – Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri përmes një konference të jashtëzakonshme, ka thënë se me vendimin e sotëm, PSD tërhiqet nga Dialogu Shtetëror.

“PSD ka marrë vendim që të dalë nga ky Delegacion Shtetëror. Gjykata Kushetetuese praktikisht ka shpallur jo të ligjshme të gjitha kompetencat që i janë dhënë Delegacionit Shtetëror. PSD shpreh se ka marrë iniciativën e vet, që dialogu duke pasur parasysh që është një proces i rëndësishëm dhe që ka ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, kemi menduar që ky dialog duhet të drejothet nga institucioni që brenda vetes ka të gjitha partitë politike. Poashtu, përmes Kuvendit dialogu do ta kishte edhe legjitimitetin e vet demokratik.”, tha Ymeri.

Ai tha se me vendimin e sotëm, dialogu me Serbinë u kthehet në duar dy njerëzve, presidentit dhe kryeministrit, por thotë se PSD respekton këtë vendim dhe do të luajë rol konstruktiv.

“Sidoqoftë, me aktgjykimin e sotëm, Gjykata Kushetetuese sot tha se dialogun me Serbinë nuk mund ta drejtojë Kuvendi, duhet ta drejtojnë kryeministri dhe presidenti. Ky dialog u kthye prapë në duart e dy njerëzve në Republikës së Kosovës, sidoqoftë PSD do të luajë rolin e vet konstruktiv që dialogu të jetë transparent”, ka thënë ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...