Agjencia Zhurnal.mk
Bota

YouTube tërheq videot e Jair Bolsonaro për keqinformim rreth Covid-19

YouTube ka hequr videot nga kanali i presidentit brazilian Jair Bolsonaro për përhapjen e dezinformatave në lidhje me shpërthimin e coronavirusit, duke u bërë gjigandi i fundit i teknologjisë që tërheq deklaratat e tij rreth pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, YouTube tha në një njoftim për shtyp se vendimi u mor “pas rishikimit të kujdesshëm” dhe pa marrë parasysh për punën ose ideologjinë politike të Bolsonaro.

Ish-kapiteni i ushtrisë së ekstremit të djathtë, i cili ka mbikëqyrur shpërthimin e dytë më vdekjeprurës në botë, ka marrë kritika të gjera për thirrjet kundër bllokimeve, duke promovuar kura të paprovuara, duke mbjellë dyshime vaksinash.

Zyra e presidentit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ndryshe, vitin e kaluar, të dyja Twitter dhe Facebook larguan video të Bolsonaro për shkelje të kushteve të tyre të përdorimit pasi ai bëri deklarata që ishin në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve globalë të shëndetit publik. 

Postime të ngjashme

Detajet/ Nuk ulesh në restorant pa vaksinë: Masat e reja që pritet të marrë Gjermania në vjeshtë

D V

SHBA-ja regjistroi numrin më të madh të rasteve të reja në 6 muaj e fundit

D V

Shkencëtarët kanë hartuar 500 milionë lidhje në një pjesë të vogël të trurit të miut

D V

Dy robotë po ndryshojnë mënyrën në eksplorimin e Marsit

D V

Spanjolli kapet me mbi një ton kokainë në Brazil

D V

Gjykata Kushtetuese e Francës: Kërkimi i dokumentit të vaksinimit për të hyrë në restorante është i ligjshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...