Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultat, SHBA gjithnjë në krah të Shqipërisë

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet në përkujtim të kësaj dite.

Gjatë fjalës së saj Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se Reforma në Drejtësi po ecën përpara, por ka ende punë për të bërë.

Diplomatja amerikane tha se SHBA do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë.

“Institucionet po funksionojnë prej jush. Po japin rezultate për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës të të gjithëve ju. Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet që t’i shërbejnë popullit. Të gjithë ju që jeni këtu keni nderin dhe detyrimin që t’i shërbeni popullit shqiptar. Ju falënderoj për punën e palodhur. Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar. Ka qenë rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira. Shpresoj ta dini se kur kemi biseda të vështira, kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj që t’ju falënderoj për këtë. Është koha të drejtojmë se drejtësia po jep rezultat dhe jeni të përkushtuar tek drejtësia dhe jo tek faktorë dhe parti dhe se drejtësia shqiptare të japë drejtësi për popullin shqiptar. Jemi mbledhur sot se në 10 maj qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e parë ligjor për sistemin e drejtësisë. Ne duam që të keni sukses. Kemi nevojë që të keni sukses dhe Shqipëria ka nevojë. Unë besoj se ju mund të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja të plotësoni misionet shpresoj ta dini SHBA do të jenë krah jush. Do të jemi krah për krah ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri”, u shpreh Kim.

Postime të ngjashme

Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

Dafina Vidishiqi

Arrijnë në Shqipëri edhe 11,700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer

Dafina Vidishiqi

Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve rishikim të masave

Dafina Vidishiqi

Rama zgjedh të marrë mandatin e deputetit në Durrës

Dafina Vidishiqi

PD, analizë krahasuar me 3 zgjedhjet e kaluara

Nefail Emini

Në Shqipëri nis vaksinimi i personave mbi 50 vjeç

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...