Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Mbështesim fiskalizimin, të forcohen masat kundër pastrimit të parave

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një reagim në Twitter, Kim u shpreh se “Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të forcojë masat kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet nga raporti i Moneyval.

Kim theksoi se, kjo është thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet e Shteteve të Bashkuara, do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, u shpreh Kim.

Related posts

Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator, gazetari zbulon detaje nga vizita e kancelares gjermane

D V

Shengjin/ Shpëtohet nga mbytja në det një shtetase nga Maqedonia

Z H

Një person në Shqipëri dyshohet se është i infektuar me variantin “Delta”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More