Ambasadorja e SHBA-ve në Tirtanë Yuri Kim i është drejtuar me një thirrje direkte Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të vlerësojë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt që të jetë e mundur.
Përmes një postimi në rrjetin social, Kim shkruan se tashmë Presidenca e Kuvendi i kanë publikuar listat për kandidatët dhe se KED duhet të veprojë, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë ngritur deri në fund të këtij viti.
“Presidenca dhe parlamenti kanë publikuar listat për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidatët shpejt. Shqipëria duhet të ngrejë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit”.-shkruan Kim.
