Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zaccheroni: Ndikimi i Ibras më i madh se i Ronaldos

Zhurnal Ads

Zlatan Ibrahimovici ka pasur ndikim më të madh në futbollin italian sesa Cristiano Ronaldo. Kështu konsideron ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Alberto Zaccheroni.

Sulmuesi veteran ka pasur ndikim të madh te Rossonerët prej se u kthye në janar të këtij viti dhe me prezencën e tij, kuqezinjtë po fitojnë sërish.

39-vjeçari ka qenë pjesë e Milanit edhe në të kaluarën, kur arriti ta fitonte titullin e Serie A në vitin 2011.

Në ndërkohë, Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm prej se iu bashkua Juventusit në vitin 2018, megjithatë Zaccheroni konsideron se Ibra ka pasur më shumë ndikim në Serie A.

“Kam qenë trajner i kampionëve të mëdhenj në karrierën time, nga (Oliver) Bierhoff te (George) Weah e deri te Adriano, por pendimi i vetëm që kam është asnjëherë nuk kam qenë trajner i Ibrahimovicit”.

“Ai është i përjetshëm dhe akoma nuk e kuptoj pse kurrë nuk e ka fituar Topin e Artë. Në Itali e ka ndryshuar baraspeshën më shumë se Ronaldo”.

“Nuk është befasi se shumë lojtarë të rinj janë zhvilluar në mënyrë eksponenciale që nga ardhja e tij. Ai jo vetëm që shënon. Por, transmeton vetëbesim te të gjithë bashkëlojtarët duke e mbajtur skuadrën mbi supe në momente të vështira”, ka deklaruar Zaccheroni për Il Giornale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Manchester Unitedi i dërgon paralajmërim talentit Mason Greenwood pas ‘shkeljeve disiplinore’

admin

Unitedi dëshiron të arrijë marrëveshje për Sanchon para Kampionatit Evropian

E.E.

Formacionet e mundshme: Roma-Cluj, Kumbulla nga minuta e parë

E.E.

Ronaldo e shkel karantinën, niset drejt Torinos

admin

Klopp: Nuk ishte futboll i bukur, por i morëm tri pikët

admin

Kean ka bindur drejtuesit e PSG

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...