Zack Snyder do ta realizojë filmin fantastiko-shkencor “Rebel Moon”

Regjisori i njohur amerikan, Zack Snyder, ka njoftuar se do të punojë për skenarin dhe regjinë e filmit fantastiko-shkencor, “Rebel Moon”.

 

Siç shkruan Variety, projekti i ri është frymëzuar nga “Star Wars” dhe arritjet e regjisorit japonez, Akira Kurosawa.

Ai do të bashkëpunojë me Shay Hatten dhe Kurt Johnstad për skenarin, ndërsa gruaja e tij, Deborah Snyder, do të bashkohet me të në produksion. Xhirimet janë caktuar të fillojnë në vitin 2022.

https://youtu.be/tI1JGPhYBS8

Filmi do të xhirohet në bashkëpunim me Netflix, nën kujdesin e të cilit regjisori kishte prezantuar më parë filmin “Army of the Dead”.

Realizimi në fjalë u prezantua më 21 maj 2021 dhe në katër javët e para të shfaqjes, u shikua nga më shumë se 72 milionë njerëz, gjë që e vendosi në mesin e dhjetë filmave më të shikuar në platformën Netflix. 

Related posts

Në sesionin e Komitetit për Trashëgimi Botërore pranohet aplikacioni për ndërtimin e kapaciteteve të Entit dhe muzeut-Ohër

D V

Rrëfimi për njeriun që të fliste me zemër

D V

Dhëmbja e ndarjes

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com