Maqedoni

Zaev: Agjencia e jonë për Siguri Kombëtare i ngjanë një vendi anëtar i NATO-s

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë vërë hapa të rëndësishëm në pozicionin institucional të subjektit të ri të sigurisë Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s, porositi kryeministri Zoran Zaevi në shënimin e një viti të punës së Agjencisë të Sigurisë Kombëtare.

Në fillim, Zaevi të gjithë të punësuarve ua uroi 1 Shtatorin – Ditën e Agjencisë dhe i porositi të vazhdojnë edhe më të motivuar për ndërtimin e një shërbimi bashkëkohor dhe modern të sigurisë, të aftë të merret me të gjitha rreziqet e sigurisë dhe në drejtim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Me fillimin me punë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, theksoi Zaevi, është bërë hapi i fundit për reformë të sigurisë në shtet, pasi paraprakisht me rekomandimet e Pribes, u formua edhe Agjencia Zeknike Operative ATO me çfarë u shkatërrua monopoli që ish DSK-ja e pati në sistemin e ndjekjes së informacioneve.

“Qëllimi i kësaj pakete së bashku me reformat dhe me mbylljen e çështjeve të hapura me dekada me fqinjët, na e hapi rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë bërë hapa të rëndësishëm të pozicionit institucional të subjektit të ri të sigurisë Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, që i ngjan një vendi anëtar të NATO-s”, deklaroi Zaevi.

Reforma, theksoi Zaevi, nënkupton punë të vazhdueshme dhe përmirësim të sistemit të sigurisë me qëllim, që ai të mundet të përballet me sfidat.

“Puna e deritanishme dhe rezultatet e realizuara japin besim se ASK do të vazhdojë të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore. Me respektim të plotë të vlerave evropiane dhe sendërtim profesional të punës në pajtim me standardet e NATO-s. Në këtë drejtim Agjencia do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria dhe institucionet e tjera”, tha Zaevi.

Drejtori i Agjencisë, Viktor Dimovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve, porositi se një vit nga themelimi është bërë diskontinuitet i plotë nga e kaluara dhe i gjithë kapaciteti i Agjencisë është vënë në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve.

“Janë ndërmarrë hapa për riekipim kadrovik me ndërmarrjen e kuadrove nga MPB-ja dhe institucione të tjera, si dhe përzgjedhje të kuadrove të reja nga fakultetet më të mira. Janë bërë trajnime edhe për të punësuarit dhe ka filluar bashkëpunimi intensiv me agjencitë e tjera. Me anëtarësimin, Agjencia u bë pjesë e sistemit të sigurisë operative të NATO-s”,deklaroi Dimovski.

Na pret, porositi ai, finalizim të aktiviteteve për zhvendosje në një vend të ri, si dhe përmbyllje të procesit të zgjidhjeve ligjore dhe nismave dhe riekipimit kadrovik.

“Presim mbështetje të fuqishme nga Qeveria dhe institucionet e tjera, ndërsa nga ana jonë do të doja ta nënvizoj përcaktimin dhe vendosmërinë që të qëndrojmë në rrugën në të cilën jemi, për ndërtim të një Agjencie të Sigurisë Kombëtare moderne, të aftë që të përballet me të gjitha sfidat”, porositi Dimovski.

Postime të ngjashme

Deputeti i BDI-së Kadria i painformuar rreth interpelancës të Mexhitit!

XH,I

Gjendja me pandeminë po përkeqësohet, rrezik më i madh pasi nxënësit të fillojnë me shkollim

Z H

Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin”Regjistrimi”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...