Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev ashpërson tonet: Largoni nga tryeza në Bruksel diskutimin për gjuhën dhe identitetin maqedonas

Shkup, 11 maj – Zhurnal – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ndodhet në një turn evropian në përpjekje për të zhbllokuar çeljen e negociatave me BE-së, nga Brukseli i është drejtuar opinionit në vend përmes një video-deklarate ,  ku përcjell detajet nga takimet që ka pasur me krerët më të lartë të BE-së.

Zaev thotë se bashkë me zv/kryeminitrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, kanë një agjendë intensive të punës evropiane në itinerarin Shkup – Bruksel – Madrid – Athinë.

Sot po ju drejtohem nga misioni i Maqedonisë së  Veriut, këtu nga zemra e Bashkimit Evropian, nga Brukseli, thotë  Zaev në mesazhin e tij, ku përcjell se zyrtarëve evropianë u ka kërkuar të largojnë nga debati çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

“Dërguam një porosi të qartë dhe me zë të lartë, largoni nga tryeza në Bruksel secilin diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, pas kësaj mund të vazhdojmë të flasim për të ardhmen tonë evropiane”, tha Zaev në paraqitjen publike për opinionin në vend, të cilit I ka përcjellur detajet nga takimet që ka pasur në Bruksel.

“Ne kemi  krenari si dhe identitetin tonë. Krenarinë mund ta ulim ose ngrisim, por identiteti dhe gjuha maqedonase janë të paprekshëm, të pandryshueshme. Me identitetin maqedonas nuk guxon të luaj as qeveria ime, por as ndonjë qeveri tjetër, aq më pak një shtet tjetër ose union I të cilit  ne nuk jemi anëtar”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Ai shtoi se bashkë me miqtë tanë evropianë vendi jeton me idetë dhe vlerat evropiane sepse  vetëm kështu Maqedonia e Veriut është evropiane, dhe se në këtë rrugë të përbashkët, të gjithë duhet të përmbushin detyrimet e tyre, për çka vendi ka bërë shumë reforma,  dhe tash është koha që BE të na japë premtimin.

Gjatë qëndrimit në Bruksel dje dhe sot, delegacioni nga Maqedonia e Veriut mes tjerash takoi komisionerin e BE-së për  Zgjerim, Oliver Varheji dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.

Postime të ngjashme

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...