Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se nga ai askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai ka thënë se paralajmërime të tilla te ai nuk kanë arritur.

“Askush nuk ka folur për këtë punë. Sa kam lexuar nga deklarata e Ahmetit- në Kryesinë qendrore të partisë nuk është diskutuar për atë çështje, as që dikush është drejtuar te unë për ndonjë rotacion të ministrave”, ka thënë Zaevi në përgjigjen e gazetarëve nëse do të ketë ndërrime të ministrave të BDI-së në Qeveri.

Lidhur me atë nëse deputetët do të fillojnë të vijnë në Kuvend që të zhbllokohet puna, Zaevi ka thënë se sot është informuar nga koordinatori i LSDM-së se grupi parlamentar i BDI-së është kompletuar me çka pritet që koalicioni të funksionojë me kapacitet të plotë.

“E di se do të funksionojmë me kapacitet të plotë si që është bërë koalicioni prej 62 deputetë që të mund Kuvendi të punojë edhe në kushte të pandemisë me shumicë të garantuar parlamentare”, tha Zaevi.

Postime të ngjashme

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

Stevo Pendarovski: Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin

N E

Prokuroria do ta ankimojë vendimin për paraburgim e Dragi Rashkovskit

N E

Dragi Rashkovskit i caktohet arrest shtëpiak

N E

Zgjatet afati i aplikimit për vasinim të gazetarëve deri më 23 prill

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...