Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Asnjë ministër nuk është vaksinuar, po presim radhë

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Me përgjegjësinë më të madhe pohoj se asnjë ministër, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë, i cili është punonjës shëndetësor, nuk ka marrë vaksinë. Të gjithë jemi të regjistruar në aplikacionin e vaksinave dhe jemi duke pritur radhën tonë, konform planit për vaksinimin masiv të popullsisë, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas mbërritjes së vaksinave të reja nga Serbia.

Lidhur me faktin pse njerëzit që e kanë marrë vaksinën deri më tani nuk bëhen të ditur, Zaevi tha se nuk kanë asnjë problem me këtë, nëse vetë sistemi mund t’i mbrojë të drejtat personale të qytetarëve.

“Nuk duhet të lejojmë që për shkak të ndonjë lajmi të rremë, të cilët janë të pranishëm kudo, të shkelim të drejtat e njeriut ose shëndetësore të qytetarëve. Nëse sistemi e lejon këtë, do t’u them institucioneve dhe ne do ta bëjmë atë, ndërsa nëse nuk e lejon atë, atëherë secili zyrtar mund të prononcohet dhe të thotë individualisht”, tha Zaev.

Ndërsa rreth asaj se cilën vaksinë do ta marrë, Zaev tha se cila vaksinë do të vinte në radhë, atë do ta merr.

“Besoj në të gjitha vaksinat dhe dua të inkurajoj njerëzit tanë. Duhet patjetër të pranojmë secilën vaksinë, siç vjen rendi dhe protokolli. Kur të jetë radha jonë, unë, familja ime, kolegët nga Qeveria, cila vaksinë do të jetë në radhë, atë vaksinë do ta marrim”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...