Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

Shkup, 28 korrik – Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite I priti presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilët do të marrin pjesë në panelin kryesor të Forumit rajonal ekonomik që do të mbahet nesër në Shkup.

“Sot pasdite u dëshirova mirëseardhje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas çka patëm shëtitje të përbasjlët përgjatë kejit të ri të Shkupit, ku nikoqir I ynë ishte kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Biseduam edhe me qytetarët në qendër të Shkupit, si paralajmërim I Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal, I cili për here të parë mbahet në Maqedoni të Veriut, si dhe për hapjen e perspektivave të reja për ndërlidhjen tonë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ballkani, shkroi ai, është shtëpia jonë e përbashkët evropiane në të cilën mbështetemi dhe në të cilën i avancojmë raportet.

“Pikëpamja jonë është përpara, drejt të nesërmes më të mirë, drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik, drejt mirëqenies për popujt tanë”, shkroi Zaevi në Fesjbuk.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy