Zaev: Ballkani Perëndimor i fuqishëm dhe prosperitar paraqet kontribut të domosdoshëm për ekonominë evropiane

Shkup, 6 tetor –  Një Ballkan Perëndimor i fuqishëm dhe prosperues paraqet kontribut të domosdoshëm për ekonominë evropiane dhe dyshim, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jetë rezultat i natyrshëm i rrugës reformuese në rajon, theksoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në sesionin e parë plenar të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor kushtuar çështjeve socio-ekonomike në bashkëpunim me vendet e rajonit me BE-në.

Kryeministri Zaev theksoi se aktivitetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik janë duke u zhvilluar në të njëjtën kohë me masat që sigurojnë sigurinë sociale dhe drejtësinë sociale, me ndryshimin pozitiv mbi zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin e përfshirjes sociale.

“Përmes dialogut dhe platformave inkluzive, partnerët tanë për dialog social, na kanë ndihmuar që t’i pasurojmë masat të cilat u dëshmuan si të drejta në aspektin social”, potencoi kryeministri Zaev, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Ai shtoi se pandemia e KOVID-19 shtesë e përshpejtoi ambicien për integrim rajonal, duke i dëshmuar lidhjet e rëndësishme midis tregjeve në rajon, si edhe midis ekonomive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtyre kohërave sfiduese, rajoni ka bashkëpunuar, duke siguruar qarkullim të papenguar të mallrave gjatë të gjithë krizës.

Si rezultat i parimeve udhëheqëse të Procesit të Berlinit, ne jemi tërësisht të përkushtuar në bashkëpunimin inkluziv rajonal që të bëhemi pjesëmarrës të barabartë në politikat, programet dhe tregun e vetëm të BE-së, harmonizimin me rregullat dhe standardet e BE-së dhe zgjerimin e mundësive për qytetarët dhe bashkësitë afariste”, theksoi kryeministri Zaev.

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi Zaev, Plani investues ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor është i mirëseardhur dhe nismë shumë e rëndësishme, e cila dëshmon solidaritet dhe kujdes për rajonin, përforcimin e aktivitetit ekonomik dhe sendërtimin e konkurrencës së saj.

“Realizimi i Planit investues dhe ekonomik i Ballkanit Perëndimor dhe Plani veprues i Tregut të përbashkët rajonal, do ta transformojë rajonin, me çka do të sigurohen ekonomi të gjelbra dhe më shumë të digjitalizuara, si edhe rrjetim më i mirë me tregun e vetëm të BE-së, të drejtuar drejt rikuperimit nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19, duke e përshpejtuar rritjen ekonomike”, potencoi kryeministri Zaev. 

Related posts

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

D V

Zaev: Fitojmë në rreth të parë në 22 komuna

D V

Dr. Omer Xhemali fiton çmimin për arsimin e mëtejmë të mjekëve të zemrës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More