Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Bashkëpunimi me Rusinë nuk do të thotë se është alternativë e BE-së dhe NATO-s

Shkup, 14 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot në forumin Maqedono-rus në Shkup, deklaroi se reaktivizimi i komisionit ndërqeveritar të përbashkët me Rusinë nuk do të thotë as një përgjigje ndaj BE-së, por vetëm se angazhim për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, njofton Zhurnal.

Në pyetjet e gazetarëve nëse nuk marim datë për negociata me BE-në, a mund të jenë Kina dhe Rusia opsion i dytë, Zaev potencoi se alternativa e vetme për vendin janë BE dhe NATO.

“Kjo nuk është asnjë mesazh. Po punojmë në ngritjen e standardit tonë. Duhet të bëjmë gjithçka që sjellë benefite për popullin tonë. Besoj se aspiratat e vendit do të përmbushen, por dhe se paralelisht do të arrijmë prosperitet ekonomik”, potencoi Zaev.

Forumi maqedono-rus i binesit është në suaza të sesionit të 9të të komisionit ndërqeveritar e cila nesër në Ohër do të kuvendojë dhe do të aktivizohet pas një pauze prej pesë viteve.

Zaev tha se vendimi për mbajtjen e komisionit ndërqeveritar është caktuar që nga 2017ta.

“Termini nuk është caktuar përshkak mesazheve të caktuara apo ngjashëm. Gjithsesi e dini, Gjermania, Franca, Holanda të gjithë bashkëpunojnë me Federatën Ruse të planit ekonomik dhe absolutisht kjo nuk është asnjë mesazh. Kjo do të thotë se ne punojmë në avansimin e gjendjes ekonomike në vendin tonë. Potencialet para nesh janë të larta përshkak nivelit të ulët të bashkëpunimit ekonomik që deri tani e kemi patur me Federatën Ruse. Gjithçka që sjellë benefite për popullin tonë duhet ta bëjmë. Edhe ne politikanët prej ktu dhe Rusia, edhe nga Brukseli e Londra, nga Uashingtoni e gjithkund, e gjithë bota e bënë këtë. Ne jemi një vend modern dhe i zhvilluar, gjithnjë duke theksuar se rruga jonë është integrimi në BE dhe NATO dhe alternativë për këtë nuk ka”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...