Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Bëmë çmos që të kemi vaksina, porositëm më shumë se ajo që është plan për imunizim

Shkup, 29 mars – Bëmë çmos, që në çdo mënyrë të mundshme të kemi vaksina, Porositëm më shumë se ajo që përfaqëson plan për imunizim. Nuk ka ndonjë që nuk dëshiron që më shpejtë të vijnë vaksinat, deklaroi Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaevi edhe një here përsëriti se problemi qëndron në mungesën e sasive me të cilat përballet e gjithë bota dhe nuk është përjashtuar edhe Ballkani Perëndimor.

“Kur u nisëm me tentime përmes firmave private të gjejmë vaksina, ishim akuzuar se do të dakordonim diçka fshehtas. Bëmë çmos, në çdo mënyrë që të kemi vaksina. Porositëm më shumë se ajo që përfaqëson plan për imunizim. Kemi porositur 800 mijë përmes Kovaks, 800 mijë përmes Fajzer, 200 mijë nga Kina dhe 200 mijë Sputnik nga Rusia. 100 mijë janë nga Evropa dhe 500 mijë porositëm me gojë me Kinën për në maj. Ato janë 2.600 për dy milionë nevoja”, theksoi Zaevi.

E përshëndeti veprimin e Serbisë që të lejojë vaksinim të shtetasve të huaj.

“Nuk kemi asgjë kundër përcaktimit të popullit tonë që të shkojë në vendin miqësor që të marrin vaksina. E përshëndesim virtytin miqësor të Serbisë mike. Do të ishte shumë më mirë që të vaksinoheshin në vend, por problem ka e gjithë bota për shkak të mungesës të sasive të vaksinave. Ballkani Perëndimor, përveç Serbisë, është gati se në situatë të njëjtë”, tha Zaevi.

Theksoi se para për vaksinat janë siguruar që nga viti i kaluar kur ishte bërë buxheti, ndërsa në mënyrë shtesë para ka edhe nga një grant nga Bashkimi Evropian.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...