Zaev: Besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm

Shkup, 20 shtator – Personalisht besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm. Megjithatë, të mos shpejtojmë, kemi edhe dhjetëra ditë. Hymë në etapën e tretë, mbesin edhe 15 ditë të regjistrohet dhe besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm. U falënderohem qytetarëve të cilët marrin pjesë dhe besoj se ashtu do të jetë deri në fund, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

 

Ai u dërgoi komplimente të gjithë regjistruesve, Entit Shtetëror të Statistikave dhe të gjithë profesionistët të cilët punojnë brenda, si dhe Telekomin e Maqedonisë, i cili është thirr që të ndihmojë, por edhe të gjithë që punojnë brenda, por edhe shumë ekspertë të TI nga institucionet shtetërore të cilët janë përfshirë që të ndihmojnë.

“Sistemi, siç e dini është sulmuar seriozisht nga hakerët. Këtë e dimë të gjithë. Gjithsesi punojnë më shumë se pesë mijë regjistrues dhe këtu hetimi nuk mund të jepet rezultat konkret, është me rëndësi që të vendosen bllokada adekuate dhe deri më tani regjistrimi vazhdon të funksionojë me sukses”, tha Zaevi pas shënimit të jubileut – 75 vjet nga themelimi i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Ai përkujtoi se mesatarisht në ditë ka rreth një qind mijë regjistrues, ndërsa është tejkaluar edhe numri i një milion qytetarëve të regjistruar.

“Mesatarisht kemi rreth një qind mijë të regjistruar. E tejkaluam numrin prej një milion e 37 mijë qytetarë të cilët regjistruar, këtë mund ta konstatoj se është suksesshëm. Fokusi duhet të mbetet në regjistruesit të cilët shkojnë nga shtëpia në shtëpi, por edhe stabilitet moral të qytetarëve, dhe nëse sistemit bie dhe më të vërtetë nuk mundeni ta përfundoni regjistrimin, krijohen nervoza, situata të pakëndshme ose të ngjashme”, tha kryeministri.

Related posts

Prezantim i programeve të Këshillit të ri sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë

D V

Taravari me bashkëpartiakë për vizitë në Bujanoc

D V

Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More