Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Besojmë në konceptim që paratë të përfundojnë tek qytetarët, do të rriten edhe pensionet

Dojran, 29 qershor – Zhurnal.mk – Gjatë dy vjet e gjysmë të kaluara, LSDM në tërësi e realizoi konceptin Paratë mbrapa te qytetarët me çka u rrit standardi jetësor dhe fuqia blerëse e qytetarëve tanë, ndërsa nga ky koncept nuk hoqëm dorë edhe gjatë kohës së krizës globale ekonomike dhe shëndetësore, porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Dojran.

Ai shtoi se koncepti Paratë te qytetarët është koncept në të cilin fuqishëm besojnë dhe se këtë do ta tregojnë në mandatin e ardhshëm, paratë edhe më shumë do të përfundojnë te qytetarët.

“Deri në fund të mandatit pagën minimale do ta rrisim në 20.000 denarë. Kjo është për madje 120 për qind më shumë nga paga minimale prej 9.000 denarë e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016. Me LSDM-në pagat në të gjithë sektorët do të rriten edhe më shumë. Pagën mesatare deri në fund të mandatit do ta rrisim në 34.000 denarë. Njëkohësisht me rritjen e pagave do të rriten edhe pensionet. Pensionet më të ulëta do t’i rrisim për të paktën 21 për qind”, deklaroi Zaevi.

Paralajmëroi se projekti i suksesshëm TVSH-ja Ime do të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme dhe se pragu i kthimit mujor të TVSH-së do të rritet prej 600 në 800 denarë në muaj. “Kjo, vlerësoi, nënkupton 2.400 denarë në nivel tremujor, kjo nënkupton 9.600 denarë në nivel vjetor. Këto janë të ardhura plus në secilën familje, para shtesë të cilat do të kthehen në ekonomi.

Lideri i LSDM-së theksoi se ofrojnë model i cili i mbron vendet e punës të qytetarëve, gjeneron paga më të larta dhe vende më të mira të punës dhe siguron më shumë para në secilën familje.

“Për këtë, porositi se më 15 korrik presim mbështetje të fuqishme për konceptin tonë i cili siguron më shumë para te secili qytetar. Më 15 korrik me mbështetjen e numrit 3 dhe Koalicionit “Mundemi” qytetarët do të konfirmojnë se paga më të larta dhe pensione, më shumë para në familje është rruga e vërtetë, e drejtë nëpër të cilin duhet të lëvizin shteti ynë dhe ekonomia jonë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!