Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë pas festave

Shkup, 28 dhjetor, zhurnal.mk – Kryeministri, Zaev thotë se pas festave të fundvitit do të vazhdojnë bisedimet mes Shkupit e Sofjes për harmonizimin e planit aksionar për realizimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017. Zaev megjithatë nuk pret që të arrihet kompromisi përpara se të mbarojnë zgjedhjet e marsit në fqinjin lindor.

“Për momentin nuk ka bisedime shkaku i festave. Pas festave do të vazhdojmë koordinimin me kabinetin tim dhe përfaqësuesin special, Buçkovski, për ta vazhduar harmonizimin e planit aksionar, që punohet sipas propozimit tonë nën udhëheqjen e ministrit, Osmani. Me të përfshihen të gjitha sferat. Pas festave, presim të marrim përgjigje nga Bullgaria. Edhe pse janë para zgjedhjeve është në të mirë të dy palëve, të qytetarëve, politikës dhe qytetarëve që sa më shpejtë të realizohet plani aksionar. Më tej do vazhdojnë edhe kontaktet politike nën udhëheqjen e ministrive të jashtme. Pres progres pasi të mbarojnë zgjedhjet, sepse është joracionale para zgjedhjeve të gjendet ndonjë zgjidhje”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...