Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Bisedimet vazhdojnë, qeveri duhet të formohet, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

Shkup, 10 gusht – Më vjen keq që sot nuk mund të themi se ka marrëveshje mes të dyja palëve me të cilat biseduam. Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave, deklaroi Zaevi pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, që u mbajt sot pasdite në Kuvend, si pjesë e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare.

Ai pret që këtë javë të jepet mandati për formimin e Qeverisë dhe potencoi se ajo duhet të formohet dhe të sjellë vendime për përgjigje ndaj sfidave. Zgjedhje të reja, siç tha, nuk janë zgjidhje sepse do të përsëriteshin rezultatet. Në bisedimet e sotme me Ahmetin kanë pasur progres në argumentimin e qëndrimeve të të dyja partive.

“Afatet tashmë rrjedhin për ndarjen e mandatit. Sipas kryetarit të Kuvendit ai mendon se së pari duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, e pastaj të rrjedhin afatet, por pasi presidenti i shtetit mendon se rrjedhin afatet kjo domethënë se këtë javë  presim që të jepet mandati. Sot kemi progres në pjesën e argumentimit të qëndrimeve për të dyja partitë. Bëhet fjalë për program, bëhet fjalë për narativ, bëhet fjalë për filozofi të plotë të përgjegjësisë dhe nder të sundimit. Biseduam për sukseset e mëdha të cilat janë arritur, por gjithsesi edhe përgjegjësinë të cilën e kemi pas këtyre sukseseve. Presim periudhë shumë të përshtatshme, por edhe të papërsëritshme edhe për qytetarët edhe për shtetin që të mund t’i maksimizojmë efektet për të gjithë”, tha Zaevi.

Jam i lumtur, theksoi që narativi i marrëveshjes së koalicionit është strukturuar dhe përafërsisht vlerat janë të rëndësishme sepse në fund emrat dhe politikanët ndryshojnë, por filozofia e nderit dhe përgjegjësisë së ardhshme katërvjeçare qëndron pikërisht në narativin dhe përgjegjësitë.

Beson se nuk do të humbin shumë kohë në shpërndarjen e dikastereve, duke theksuar nevojën për zgjidhje të shpejta të Qeverisë për përballjen me të gjitha sfidat aktuale, për çka thekson edhe se po bëhen bisedime thelbësore.

Ai shtoi se ka shumë hollësi për të cilat janë vlen të bisedohet. “Taman puna të mbesim pa qeveri, jo nuk na duhet kjo. Zgjedhjet e reja nuk i zgjidhin problemet. Do t’i përsërisim rezultatet. Qeveri duhet të formohet. Duhet të formohet qeveri gjithsesi aty ku do të gjenden zgjidhjet për formimin e Qeverisë. Qëndrimi ynë, falë Zotit edhe i partive të tjera me cilat po bisedojmë është se tani nuk ka shkak që të mendohet për zgjedhje të parakohshme. NATO është punë e kryer, vendim për fillimin e bisedimeve kemi, konferenca ndërqeveritare po caktohet, po fillon hapja e kapitujve, do të duhet të punojmë por edhe të lëmë parashikim edhe për ekonominë, për qytetarët dhe për të gjithë”, deklaroi Zaevi.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  përsëriti se e ndjen si presion ftesën për takim të cilën ua bëri Ahmeti liderëve të bllokut politik shqiptar me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, duke porositur se takim të tillë mund të kenë edhe përfaqësuesit e siç thotë qytetarëve joshqiptarë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit, potencoi, aty duhet të jenë edhe LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.

“Dhashë koment në pyetjen direkte se vallë thirrja e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë politike për temën e kryetarit të Qeverisë me propozim të BDI-së, po, e ndjej si presion. Më tutje nuk do të bisedoj, dëshiroj tu jap mundësi bisedimeve, normal është sepse munden edhe të gjitha partitë politike të cilat janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë në shtet, nga bashkësia etnike joshqiptare, domethënë edhe ato mund të mblidhen. Domethënë, mundemi edhe me të gjithë përfaqësuesit e partive boshnjake dhe me VMRO-DPMNE-më dhe me partitë turke dhe të ngjashme, duhet të kihet kujdes edhe për këtë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit edhe LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të jenë aty”, tha Zaevi

Nuk dëshiron të spekulojë rreth informacioneve për rrotacion të vendit të kryeministrit.

“Nuk kam koment për shkaqe të njëjta se nuk dua të ndikoj negativisht në procesin e bisedimeve. Ta lëmë që  në fund të kemi marrëveshje përfundimtare me të gjitha hollësitë do t’i publikojmë, opinioni do të informohet. Ne u takuam edhe me Aleancën dhe Alternativën, javën e kaluar ishte kjo dhe është logjike që tani të vazhdojmë me partinë e cila ka më së shumti mandate të deputetëve nga blloku shqiptar i partive politike. Tani po bisedojmë me BDI-në. Kemi ardhur deri më këtu ja tani po e bëjmë të ditur. Do të doja me të vërtetë në ditët në vijim ta arrijmë kornizën negociuese, të arrijmë marrëveshje, por gjithsesi kjo varet edhe nga pala tjetër”, deklaroi Zaevi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...