Zaev-Bler: “Ballkani i Hapur” dëshmi se Maqedonia e V., Shqipëria dhe Serbia janë serioze në rrugën evropiane

Shkup, 24 gusht – Kryeministri Zoran Zaevi sot e priti ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Blerin, i cili në takim e theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme nismën “Ballkani i Hapur” dhe potencoi se qëllimet ndaj të cilave synon ky projekt për ndërlidhjen e rajonit në tregun e përbashkët dhe në shumë nivele të tjera do t’u sjellë shumë përfitime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe do të jetë akselerator i procesit për anëtarësim të këtyre vendeve në BE.

 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, ai shtoi se “Ballkani i Hapur” është nismë në kundërshtim me agjendat nacionaliste dhe se me këtë tre vendet udhëheqëse qartë i tregojnë Bashkimit Evropian se janë të përkushtuara në mënyrë serioze ndaj të ardhmes dhe rrugës evropiane.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bleri, theksohet, informoi se në Shkup vjen në emër të Institutit të tij për Ndryshime Globale i cili në fokus e ka mbështetjen për zhvillim teknologjik të vendeve të cilat kanë ambicie të jenë konkurruese dhe të jenë në hap me vendet e përparuara teknologjike.

“Kryeministri Zaev e vlerësoi si të mirëpritur dhe në kohë të duhur vizitën e Toni Blerit në vendin tonë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të përcaktimit për digjitalizim të përshpejtuar të vendeve nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, si një hap i nevojshëm për realizim të qëllimeve të nismës”, theksohet në kumtesë.

Në takim, shtohet, u theksua edhe përfitimi që me digjitalizimin mund ta marrë Maqedonia e Veriut në pjesën e menaxhimit me të dhëna gjatë përballjes me Kovid-19, gjegjësisht për vënie në funksion të data bazave digjitale për regjistrim dhe verifikim të qytetarëve të cilët janë vaksinuar për lëvizshmërinë e tyre më të shpejtë në mbarë botën.

Zaevi dhe Bleri ranë dakord se vaksinimi është zgjidhje më e mirë globale në luftën me Kovid-19 dhe se normalizimi në jetën e qytetarëve në mbarë botën është i mundur vetëm përmes vaksinimit masiv, qëndron në kumtesë.

Related posts

OBRM-PDUKM i bën thirrje LSDM-së të mbështesë Rezolutën në Kuvend

D V

Një person humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin në rrugën Gostivar-Kërçovë

Redaksia

Ilire Dauti shefe e shtabit zgjedhor të ASH-AAA në komunën e Zhelinës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More