Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev – Borell: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev po e përfundon vizitën e tij punuese në Bruksel. Ai pasdite u takua me shefin e diplomacisë së BE-së, Josip Borrell, me ç’rast të dy kanë shfaqur shpresë se Maqedonia e Veriut do t’i hap formalisht negociatat me BE-në sa më shpejtë.

Borrell përsëriti se nuk ka kurrëfarë përkrahje, as në institucionet e BE-së, as në vendet anëtare për ndarje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, pasi që të dy vendet i plotësojnë kushtet.

“Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e nevojshme dhe meriton të kalojë në fazën tjetër”, deklaroi Borrell pas takimit me Zaevin.

Shefi i diplomacisë evropiane përkujtoi se Maqedonia e Veriut është një nga dy vendet, të cilat presin më së shumti para dyerve të BE-së, plot 16 vite.

“Ka përkrahje të fuqishme për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë, e dimë se jeni duke pritur kohë të gjatë, ndoshta 16 vite dhe jeni vendi i dytë që pritni më së shumti para dyerve të zgjerimit”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme.

Ai theksoi se në Këshillin e djeshëm të BE-së është mbajtur debat i gjatë për Ballkanin Perëndimor dhe se të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë konfirmuar përkrahjen e tyre për perspektivën evropiane të rajonit.

Borrell shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në përkrahjen e BE-së për gjetjen e zgjidhjes për procesin e aderrimit në BE, si dhe në luftën kundër pandemisë me Kovid-19.

Maqedonia e Veriut në mars të vitit 2020 mori dritë të pakushtëzuar të gjelbër, për fillimin e negociatave me BE-në, por Bullgaria refuzon ta miratojë kornizën negociuese të BE-së për vendin, për shkak të kontestit bilateral për gjuhën.

Pa miratimin e kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut nuk mund ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka formalisht shënohet fillimi i negociatave.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Borellin paralajmëroi se mosplotësimi i asaj që është premtuar nga ana e BE-së do të jetë sinjal i keq për tërë rajonin.

“Hap pozitiv përpara për Maqedoninë e Veriut do të thotë sinjal i inkurajimit për tërë rajonin. Humbje për Maqedoninë e Veriut do të thotë dekurajim për të gjithë”, deklaroi kryeministri Zaev.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut këto dy ditë qëndroi në Bruksel, ku u takua dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Porosia e tij deri te bashkëbiseduesit në BE është se duhet të përfshihen në mënyrë më aktive në tejkalimin e bllokadës së Bullgarisë dhe me këtë ta plotësojnë atë që e kanë premtuar.

Zaev theksoi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është qartë se nuk ka rrugë tjetër përveç asaj evropiane, por vendi nuk dëshiron më të presë.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...