Zaev: Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar

Shkup, 19 shtator – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, bënë të ditur se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë.

Sipas tij, këta qytetar kanë me përgjigjen pozitive ndaj procesit të regjistrimit 2021 kanë përfunduar detyrimin e tyre ndaj shtetit por edhe ndaj vetes.

“Një milion arsye na çojnë drejt fazës përfundimtare të operacionit më të rëndësishëm shtetëror dhe statistikor që e kemi pritur për 20 vite. Një regjistrim i suksesshëm i popullsisë është një garanci për një të ardhme të sigurt të Maqedonisë së Veriut. Urime për të gjithë regjistruesit dhe gjithë ekipin e Entit Shtetëror të Statistikave,” ka shkruar Zaev.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përmbyllur shkrimin e tij me porosinë drejtuar qytetarëve të RMV-së duke i porositu ata se janë më shumë se një numër dhe i ka inkurajuar ata që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit 2021.

1 милион граѓани ја завршија својата обврска и се попишаа.Милион причини нè водат во финалната фаза од најзначајната…

Posted by Zoran Zaev on Sunday, September 19, 2021

Related posts

Shekerinska: Ndërtuam një vend me të gjitha atributet e cila u bë anëtare e NATO-s

Z H

PP përmes Komisionit për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale i monitoron ngjarjet në lidhje me procesin zgjedhor

D V

Zaev: Nuk pranova dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit sepse kam menduar për pasojat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More