Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev përmes një bisede telefonike me homologen serbe Ana Brnabiq, janë dakorduar që Serbia të heqë tërësisht PCR testin për hyrje në Serbi për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.
Gjatë bisedës, ata kanë dërguar urata për një 2021 të suksesshme, u shprehën dëshira dhe interes për thellim të bashkëpunimit mes dy popujve dhe qeverive të dy vendeve për vitin e ri.
Kryeministrja Ana Brnabiq e informoi kryeministrin Zaev se nga e enjejta 14 janar, Serbia do ta heqë PCR testin për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë, me çka përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim dypalësh mes qytetarëve të dy vendeve.//Zhurnal.mk