Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev dhe Mickoski dakordohen për shtyerje të regjistrimit në shtator

Shkup, 29 mars – Zhurnal.mk – Ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive politike LSDM dhe VMRO-DPMNE, i cili u mbajt në hapësirat e Klubit të Deputetëve, në të cilin janë dakorduar që regjistrimi të shtyhet për në shtator, ndërsa regjistrimi i diasporës të vazhdojë ashtu siç është paraparë, raporton Zhurnal.

Në konferencën për mediat pas takimit, Mickoski tha se lidhur me punën e Kuvendit, janë dakorduar se do të mbështesin shumicën parlamentare në Kuvend në interes të rrugës evropiane të vendit, si dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Për sa i përket regjistrimit, tha Mickoski, janë dakorduar që regjistrimi të shtyhet për në shtator, ndërsa regjistrimi i diasporës të vazhdojë ashtu siç është paraparë. Regjistrimi sipas tyre, pritet të filloj rreth datës 5 shtator.

Për zgjedhjet lokale, ai informoi se janë dakorduar që në vend të fillim të tetorit, ato të mbahen në fund të tetorit.

Para gazetarëve foli gjithashtu edhe kryeministri Zoran Zaev. Edhe ai konfirmoi akordin e arritur për shtyerjen e regjistrimit. Sipas Zaev, shtyerja e regjistrimit do të ndodhë për shkak imunizimit të popullatës, ndërsa regjistrimi të fillojë nga 5 shtatori deri më 30 shtator.

Sa i përket diasporës, regjistrimi i tyre sipas Zaev do të vazhdojë jo deri më 21 prill por deri më 30 shtator, atëherë kur të përfundojë dhe regjistrimi fizik i popullatës

Lidhur me zgjedhjet lokale, Zaev njofton se ato do të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor, ndërsa fushata zgjedhore të fillojë sapo të përfundojë regjistrimi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...