Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Zaev dhe opozita shqiptare takohen për zbllokim të Kuvendit, shtetësia dhe regjistrimi temat e diskutimit

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Në shtëpinë ligjvënëse mbahet takimi i kryeministrit Zoran Zaev me koordinatorët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AA) në të cilin do të kërkohet një zgjidhje për ligjin për shtetësi, I cili tashmë ka bllokuar punën e Kuvendit.

Përkundër deklaratave të mëhershme për mosmbajtje të takimit të cilin Zaev e paralajmëroi të hënën, realizimin për Zhurnal.mk e konfirmoi koordinatori I opozitës shqiptare Skender Rexhepi, i cili tha se me shumë pozitivitet dhe pritje të larta shkon në takim, sepse siç tha, shpreson se te pushteti do të mbizotërojë ndjenja e konstruktivitetit për gjetjen e një zgjidhjeje për personat pa shtetësi.

Paralelisht me këtë, qeveria i ka dorëzuar Kuvendit propozim për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit me të cilat shtyhet regjistrimi për në shtator të vitit 2021 dhe se procesi i vetëregjistrimit të qytetarëve nga diaspora vazhdohet deri në fund të mbajtjes së regjistrimit në shtator.

Pikërisht kjo e fundit, mund të jetë çështja akoma më e rëndësishme e bisedimeve të sotme, nga shkaki I imperativit kohor, sepse ndryshimet duhet të miratohen deri në mesnatë, dhe nëse dështojnë, fillimi i regjistrimit të enjten, shndërohet në një detyrim ligjor shtetin.

Komentuesi I zhvillimeve politike, Naim Sinani, I tha Zhurnal.mk se takimi i sotëm me shumë gjasë do të rezultojë me zgjidhje rreth propozim ligjit për shtetësi në këmbim të zhbllokimit të Kuvendit.

“Meqë ndryshimet në ligjin e regjistrimit janë lëshuar në pricedurë parlamentare për miratim me procedurë të shpejtë dhe me flamur evropjan, nuk mund të pengohet me amandamente. Poashtu pasi partitë shqiptare në pushtet janë deklaruar pro marrveshjes Zaev-Mickovski, për shtyrjen e regjistrimit, opozita shqiptare nuk mund ta pengojë as me votimin e dyfisht (Badenter), prandaj i mbetet vetëm të nxjerr maksimumin me ligjin për shtetësi dhe të kujdeset që përveç shtyrjes së regjistrimit, ligji të mos pësojë ndryshime tjera në dëm të shqiptarëve, sidomos kur është në pyetje regjistrimi i diasporës”, thotë Sinani.

Vendimi për shtyrjen e regjistrimit u mor në takimin pa dy ditëve midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të cilët u dakorduan që regjistrimi në terren, i cili duhet të fillonte nesër, të shtyhej dhe të zhvillohej nga 5 shtatori deri më 30 këtë vit, në mënyrë që të krijohet një mundësi për imunizimin e popullsisë dhe regjistruesve. Në mënyrë që të jetë në gjendje të zbatohet kjo shtyre, është i nevojshëm ndryshim në Ligjin ekzistues për regjistrimin në vitin 2021.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...